Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon politika shqiptare

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon politika shqiptare

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe e vlerësime për Atin e Shenjtë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu ngushëllimet përmes një postimi në rrjete sociale, teksa thotë se Papa Francesku ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve. “Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes.Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve. Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të...