Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Papa Françesku, argjentinasi që reformoi kishën, refuzoi luksin e burokracitë
Papa Françesku, i pari udhëheqës Latino-amerikan i Kishës Katolike Romake u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Vatikani përmes një video deklarate mëngjesin e kësaj të hëne. “Të dashur vëllezër dhe motra me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Francesku. Në orën 7 e 35 minuta të së hënës ai u rikthye në shtëpinë e Zotit”, tha kardinali Kevin Farrell në kanalin televiziv të Vatikanit, teksa theksoi se Francesku ja kishte kushtuar gjithë jetën e tij shërbimit të Zotit dhe Kishës. 88 vjeçari, i cili gjatë 12 viteve në krye të Selisë së Shenjtë ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore, së fundmi ushtrua në spital për shkak të një pneumonie të rëndë. Ai mbylli...