Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi në “dietë”, pronarët “mbyllin rubinetat”. Në verë, një lojtar i madh duhet të sakrifikohet
12 muaj më parë, në këtë periudhë, në letrën e tij drejtuar aksionarëve, John Elkann fliste për “vitin zero” te Juventusi dhe rilindjen e klubit. Detyra këto që ia besoi Giuntolit. Këtë vit, megjithatë, në letrën e zakonshme të pranverës, “Zonja e Vjetër” nuk është përmendur fare. Një mesazh shumë i qartë nga presidenti i “Exor” për drejtuesit e Juventusit, të cilët, sipas “Corriere dello Sport”, kur të trokasin për burimet ekonomike të disponueshme për merkaton e verës, do t’i gjejnë “rubinetat” mbyllur. “Exor”, që nga viti 2019 ka investuar pothuajse 600 milionë euro te Juventusi, ndaj tani kërkon vetëmbështetje dhe qëndrueshmëri. Kjo do të thotë se në verë, të paktën një nga yjet e skuadrës do të sakrifikohet. Nevojitet medoemos një shitje e bujshme...