Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Kaprolli ‘surprizon’ turistët në liqenin piktoresk të Komanit! Shfaqet duke notuar paralelisht me tragetin
                            Një skenë e rrallë ka surprizuar turistët këtë të hënë në liqenin piktoresk të Komanit. Teksa po shijonin peizazhet magjepsëse, ata u befasuan nga prania e një kaprolli (Capreolus capreolus), i cili po notonte qetësisht në ujërat e liqenit. Kjo kafshë e rrallë, që zakonisht qëndron larg syrit të njeriut, kishte ndërmarrë një kalim të guximshëm nga një mal në tjetrin, duke përshkuar me not një distancë prej mbi 30 metrash. Pamja u bë edhe më mbresëlënëse kur kaprolli u pa duke notuar paralelisht me tragetin turistik, duke u kthyer në një moment të veçantë për vizitorët. Kaprolli është një nga kafshët më të rëndësishëm të faunës shqiptare dhe europiane. Ai është një thundrak i vogël, me trup të imët, me ngjyrë kafe në dimër...