Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
43 seanca dhe asnjë marrëveshje!/ Kosova pa institucione, kush po e mban peng shtetin?
Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar. Procesi i konstituimit dështoi për të 43-tën herë, duke shtyrë edhe më tej formimin e institucioneve të reja të vendit. As këtë herë, ligjvënësit nuk arritën të bien dakord me krijimin e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 55 prej tyre votuan, ndërsa pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën më 9 korrik në ora 11:00. Edhe sot, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë...