Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Oskar Piastri fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite
Piloti i MekLaren Oskar Piastri arrin të tiumfojë në Jedah të Arabisë Saudite në F1. Fitorja e tretë në pesë GP për australianin i cili, shtatë ditë pas suksesit në Bahrein (i dyti i sezonit pas Shangait), fiton edhe në Arabinë Saudite dhe merr kryesimin në Kampionatin Botëror. Vendi i dytë i podiumit për Maks Verstapen, i cili nisi nga pozicioni i parë me Red Bull-in e tij. Për katër herë kampionin e botës, misioni i fitores u kompromentua nga një penalitet prej pesë sekondash (i dhënë në ndalesën e vetme në boks të GP) për prerjen e kthesës së parë në duelin me Piastrin disa sekonda pas startit. Ndërkaq me mjaft vështirësi Sharls Leklerk u ngjit në vendin e tretë të podiumit (hera e...