FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura

FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura

Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Seleksionimet do të zhvillohen në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të fokusohen te lojtarët e lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, do të ndjekë nga afër të gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada. Synimi i këtij seleksionimi është identifikimi i talenteve të reja që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë. Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimit vijojnë...