“42 sulme serioze gjatë vitit të kaluar, u zmbrapsën pa dëme të mëdha”/ Rama: Irani nuk është një haker i rastësishëm

“42 sulme serioze gjatë vitit të kaluar, u zmbrapsën pa dëme të mëdha”/ Rama: Irani nuk është një haker i rastësishëm

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Fuqizimin e AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri komentoi edhe sulmet kibernetike të Iranit. Gjatë vitit që lamë pas janë kryer 42 sulme serioze ndaj institucioneve shtetërore, theksoi ai, ndërsa shtoi se janë zmbrapsur pa dëme të mëdha. “Irani nuk është një haker i rastësishëm. Është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital. E kemi zmbrapsur sulmin pa dëme të mëdha. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 42 sulme serioze ndaj sistemeve shtetërore, ndërsa në vitin 2023 u shënuan 63 të tilla”, tha Rama gjatë aktivitetit.
Burimi: Sot.com.al