Skandali me qumështin/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet

Skandali me qumështin/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka kërkuar transparencë nga minisistria e Bujqësisë, lidhur me skandalin e qumështit me aflatoksinë e denoncuar nga emisioni ‘Piranjat’. Përmes njëdeklarate për mediat nga selia blu, Muçollari tha se skandali është pranuar edhe nga vetë AKU, teksa thotë se janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave. Sipas Muçollarit, ndryshe nga BE, që ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll të kësaj substance helmuese, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, të vetmet protokolle që njeh, janë ato të mbajtjes së fshehtë të skandalit, siç ka ndodhur më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarina. Deklarata Ndërkohë që Anila Denaj, përgjegjëse për sigurinë ushqimore në vend, vazhdon fushatën dhe drejton çetën e saj të patronazhistëve,...