Vrasja e Egli Progës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Vrasja e Egli Progës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” Andi Shkulakun, i arrestuar 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës. Ai akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 10 Gusht të 2024, ku mbeti viktimë Egli Proga. Sipas hetuesve, ai ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ku u dhunua për vdekje Egli Proga, por u largua pa dhënë dëshmi për policinë. Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës janë Denis Meçe, Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Andi Shkullaku. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., i dyshuar për veprën penale...