Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Udha e Kryqit”/ Qindra besimtarë në Lezhë kremtuan të premten e zezë
Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale, i cili drejtoi lutjet dhe meditimet për vuajtjet e Krishtit në rrugëtimin e tij drejt Kalvarit. Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë u mblodhën një ditë më parë për të përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme të javës së shenjtë, të Premten e Zezë, që në liturgji njihet si “Udha e Kryqit”. Besimtarët, me devotshmëri dhe përulësi, përshkuan rrugën simbolike nga sheshi “Gjergj Kastrioti” deri në kalanë e qytetit, duke ndjekur stacion pas stacioni të gjitha etapat e vuajtjeve të Krishtit, që sipas besimit të krishterë, mori mbi vete mëkatet njerëzore për t’u kryqëzuar dhe për t’u ringjallur pas tre ditësh. Mons Otavio Vitale theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj dite në pritje...