Pas vrasjes në Lezhë, u organizua atentati në Tiranë, 2 autorët ngatërruan shënjestrën, dyshime se do ekzekutonin…

Pas vrasjes në Lezhë, u organizua atentati në Tiranë, 2 autorët ngatërruan shënjestrën, dyshime se do ekzekutonin…

Dy atentate tronditën mbrëmjen e së enjtes vendin, i pari në Pllanë të Lezhës me 1 viktimë, dhe i dyti në Tiranë me 4 të plagosur, në pak më shumë se 1 orë  distancë kohore nga njëri-tjetri. Deri më tani, hetuesit dyshojnë se atentatet mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin. Informacionet e deritanishme të çojnë te vrasja e Lezhës, duke bërë që për atentatin në kryeqytet pista e një shënjestre të gabuar të bëhet gjithnjë e më e besueshme. Ishte ora 20:00 e mbrëmjes kur persona ende të paidentifikuar për policinë, vranë në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendin. 64-vjeçari është babai i Roan Brahimit, 32-vjeçarit të ekzekutuar në Athinë në vitin 2024. Mediat greke të kohës e atribuuan vrasjen përplasje mes...