Kosovë/ Presidentja Osmani dekoron të mbijetuarit e dhunës seksuale

Kosovë/ Presidentja Osmani dekoron të mbijetuarit e dhunës seksuale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Vasfie Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.Në një ceremoni të veçantë, Presidentja Osmani tha se emrat e tyre do të mbesin përgjithmonë të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit të Kosovës. Ajo theksoi se rrëfimet dhe guximi i tyre kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës për shumë të tjerë.“Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje. Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi prej dekadash. Ju ngritët zërin për mijëra të mbijetuar të krimeve më çnjerëzore që ndodhën gjatë luftës,” deklaroi Osmani, duke theksuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi...