Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, Trump: Askush nuk po më luan në bisedimet e paqes!

Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, Trump: Askush nuk po më luan në bisedimet e paqes!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thekson se askush nuk po luan me bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. “E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë e madhe dhe unë e di kur njerëzit luajnë me ne dhe kur jo.  Duhet të shoh një entuziazëm që të dua t’i jap fund luftës. Mendoj se e shoh atë entuziazëm, mendoj se e shoh nga të dyja palët”, tha Trump nga Zyra Ovale. I pyetur nëse mendonte se rusët po luanin me SHBA-në, ai shton: “Askush nuk po luan me mua. Unë po përpiqem të ndihmoj.” Presidenti amerikan vazhdon duke thënë se “ne kemi një shans vërtet të mirë” për të arritur një marrëveshje.   Top Channel