400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë
Epiqendra e besimit katolik dhe pelegrinazhit, një nga veprat mjeshtërore të arkitekturës kishtare, Bazilika e Shën Pjetrit në Romë u shugurua 400 vjet më parë pas ndërtimit që zgjati rreth 120 vjet. Sheshi i Shën Pjetrit në Romë gumëzhin në të gjitha ditët e vitit nga turistët dhe pelegrinët. Që nga lashtësia, besimtarët kanë bërë pelegrinazh në vendin ku sot ngrihet Bazilika e Shën Pjetrit në Romë. Aty besohet se ndodhet varri i apostullit Pjetër. 400 vjet më parë, më 18 nëntor 1626, bazilika u shugurua. Atraksion turistik apo vend i shenjtë? Edhe 400 vjet pas shugurimit të bazilikës, Pietro Zander, nga institucioni tradicional i Vatikanitqë kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e Bazilikës së Shën Pjetrit, ka një qëndrim të qartë: “Duhet të kujdesemi që...
Burimi:
kultplus.com