Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj ish-zv/kryetares dhe zyrtarëve të tjerë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme, ku janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, rezulton se: • Personi nën hetim Adela Hysenaj, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë...