Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
400 mln euro në vit për rrugët, por pse Shqipëria u rendit e fundit në rajon për infrastrukturën
👁5232
Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliardë lekë në vit (400 milionë euro) për infrastrukturën rrugore në 2024-n dhe rreth 38 miliardë lekë në 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndërsa për shërbimet dixhitale (e-qeverisjen) në vitin 2024 ishte i programuar një buxhet prej 14 miliardë lekësh.Megjithatë Shqipëria renditet e fundit ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, sipas raportit të OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025”. Pavarësisht disa investimeve të kryera në rrjetin rrugor dhe sektorin energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon të mbetet e...