Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
4 vite pa zbardhur vendimin, ish-punonjësit e ujësjellësit fituan gjyqin, gjyqtarja nuk hap rrugën për dëmshpërblim
Pesë ish-punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Vaun e Dejës sorollaten prej më shumë se katër vitesh dyerve të gjykatave në Shkodër e Tiranë, në pritje të një të drejte që, ndonëse është dhënë, nuk është vënë në zbatim. Në vitin 2021, Gjykata e Shkodrës vendosi se shkarkimi i tyre nga puna ishte i paligjshëm dhe, me një vendim të datës 11 shkurt, gjyqtarja Arta Llazari urdhëroi dëmshpërblimin e tyre. Por pavarësisht kësaj, vetë gjyqtarja nuk e ka zbardhur deri me sot vendimin e saj. Ky nuk është rasti i parë që kjo gjyqtare zvarrit zbardhjet e vendimeve, pasi janë...