4 shtatori i vitit 476 konsiderohet tradicionalisht dita e rënies së Perandorisë Romake Perëndimore i shoqëruar me fundin e antikitetit dhe fillimin e mesjetës

4 shtatori i vitit 476 konsiderohet tradicionalisht dita e rënies së Perandorisë Romake Perëndimore i shoqëruar me fundin e antikitetit dhe fillimin e mesjetës

Jahja Drancolli 4 shtatori i vitit 476 konsiderohet tradicionalisht dita e rënies së Perandorisë Romake Perëndimore i shoqëruar me fundin e antikitetit dhe fillimin e mesjetës. Në të vërtetë, në atë datë, gjenerali gjerman Flavius ​​Odoacer rrëzoi perandorin romak Romulus Augustulus dhe e shpalli veten mbret të Italisë! Është e njohur se gjatë mbretërimit të Kostandinit I të Madh (306–337), Roma pushoi së qeni qendër dhe u zëvendësua nga Kostandinopoja e sapokrijuar (330). Në vitin 395 perandori Theodosius e ndan Perandorinë në Perandorinë Romake Perëndimore dhe Perandorinë Romake Lindore (Perandoria e Bizantit). Hunët në shekujt IV-VII shkaktuan valë të mëdha të shpërnguljës së popujve, ndërsa fise të shumta barbare morën pjesë dhe pushtuan Perandorinë (Visigotët, Ostrogotët, Vandalët). Agonia e Perandorisë Romake Perëndimore përfundoi në 476...