4 mjete përfshihen në aksident, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

4 mjete përfshihen në aksident, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Këtë pasdite 4 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy persona janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku automjetet janë përfshirë në një përplasje të fortë. Mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Kohajone.com