“4 akuza penale”, Manjani bën deklaratën e fortë: Ja sa vite mund të dënohet Veliaj

“4 akuza penale”, Manjani bën deklaratën e fortë: Ja sa vite mund të dënohet Veliaj

Juristi Ylli Manjani tha në  një emision televiziv se kryebashkiaku Erion Veliaj mund të dënohet me deri në 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat e ngritura zyrtarisht nga SPAK ndaj tij. Ai e cilësoi shumë të rëndë daljen e informacionit në media për komunikimin e akuzave ndaj Veliaj përpara se kjo të bëhet zyrtarisht nga Prokuroria. “4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet...