Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madridi niset drejt “revolucionit”, Xabi Alonso dhe Alexander-Arnold menjëherë
Te Real Madridi po fryjnë erëra ndryshimi. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtuesit po mendojnë të përshpejtojnë “revolucionin” që ishte në plane prej kohësh, kur për herë të parë u përfol për largimin e Carlo Ancelottit. Trajneri italian do të dëshironte të vazhdonte në stol, por nëse nuk fiton La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, ndoshta as kjo s’do të mjaftonte, e ardhmja e tij duket e vulosur. Pyetja që mbetet është: kur do të largohet? Të enjten qarkulluan zëra mediatikë nga Spanja se ndarja mund të ndodhë menjëherë pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që do të luhet në fund të prillit. Kjo sepse Xabi Alonso, kandidati kryesor për ta pasuar Ancelottin, ka një klauzolë në kontratën e tij që i...