“Nuk e dinim që ishin agjentë të BKH”, zbardhet dëshmia e nipave të Agron Kapllanajt, gjykata i lë në burg

“Nuk e dinim që ishin agjentë të BKH”, zbardhet dëshmia e nipave të Agron Kapllanajt, gjykata i lë në burg

Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u paraqitën Ledjan Kapllanaj dhe Klaudjo Kapllanaj, dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollçakun. Të tre u thirrën për t’u njohur me masën e sigurisë pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë, ku akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”. Sipas burimeve, të dyshuarit kanë deklaruar në dëshminë e tyre se nuk ishin në dijeni që personat të cilët kishin ndaluar dhe sulmuar ishin agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi këta të fundit ishin të kamufluar. Sipas tyre, nëse do ta dinin këtë fakt, nuk do të kishin reaguar në mënyrë të dhunshme. Seanca gjyqësore u drejtua nga trupi gjykues...