Kosova në krizë politike, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

Kosova në krizë politike, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

Kosova ka hyrë në krizë të fortë politike. Partitë politike në Kosovë akuzojnë njëra tjetrën për dështimin e seancës konstituive të Kuvendit, çka rrezikon të çojë vendin drejt një krize institucionale. Ka dështuar sërish ditën e djeshme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve.  Seanca ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Seanca e radhës do të mbahet më 19 prill, në orën 12:00. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike. “Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues...