A po ndikon krimi në fushatë? Gazetarja: Janë stepur nga SPAK, por po gjejnë metoda të reja

A po ndikon krimi në fushatë? Gazetarja: Janë stepur nga SPAK, por po gjejnë metoda të reja

Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, se në këtë fillim fushata po ndihet shumë pak prania e grupeve kriminale. Sipas saj për shkak të zbritjes në terren të SPAk dhe bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ, ka një stepje të grupeve kriminale, edhe pse këto të fundit po kërkojnë mënyra të reja për të ndikuar në zgjedhje. Pjesë nga biseda: Borakaj: SPAK në terren do të ndikojë te vota? Topalli: Kjo është pika kyçe e SPAK me prokurorinë dhe KQZ. Kemi një bashkëpunim mes tre intitucioneve. Tre janë pikat kyçe, administrata publike, ku në të kaluarën ata mbyllnin qepenat dhe bënin fushatë. Këtë radhë po përpiqen të respektojnë orarin. Doli një video në...