‘U dënuan sikur vodhën një pulë’/ Lala për inceneratorin e Tiranës: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka

‘U dënuan sikur vodhën një pulë’/ Lala për inceneratorin e Tiranës: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës, që sipas saj ‘janë dënuar sikur vodhën një pulë’. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj. Lala: Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot...