Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh...