Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Një tjetër debat ka ndodhur në seancën plenare, midis Redi Muçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës sa i përket bonusit të pensioneve. Në fjalën e tij, Muçi u shpreh se bonusi do të pjesëtohet çdo muaj. “Kam një thirrje për të gjithë pensionistët. Bonusin e fundit të fundvitit do e merrni në 2025. Nga 2026-a bonusi do pjesëtohet dhe do e merrni pak nga pak në 12 muaj. Këtë marifet, Qeveria e quan rritje pensionesh. Nëse unë po gënjej, pse s’ia nxë goja Qeverisë të thotë se nga 2026-a e në vazhdim do merrni edhe bonusin e fundvitit dhe pensionin, për të thënë që ka rritje pensionesh”, tha ndër të tjera Muçi. Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Muçi gënjen...