Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Vuçiç kapet duke folur me mikrofon hapur: Tani mora një mesazh nga Moska!
Në komentet e kapura në një mikrofon të hapur, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se la të kuptohej se kishte marrë një "mesazh nga Moska", ndërsa mbërriti në Bruksel për bisedime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Vuçiç po ecte pranë Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në ndërtesën Berlaymont në Bruksel për një foto familjare të enjten, kur u duk sikur pëshpëriti: "Tani mora një mesazh nga Moska". Shkëmbimi u ndërpre papritur nga von der Leyen, e cila dukej sikur pëshpëriti: "Le të... le të presim derisa". Të dy u shoqëruan nga Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, dhe dolën së bashku pasi bënë një foto. Nuk është e qartë se për çfarë mesazhi nga Moska po i referohej...