Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë. Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi. Duke shfaqur edhe një nivel loje jo...