Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
ZYRTARE: Ndryshime te Partizani, trajneri i ri merr drejtimin
Partizani ka njoftuar ndryshime në stafin teknik. Bëhet fjalë për ekipin B, që luan në Kategorinë e Dytë dhe jo skuadrën e Superiores. Oltion Kërnaja do të mbetet në ekipin e parë, ku kaloi pak javë më parë nga skuadra B. Në këtë situatë, drejtuesit kanë zgjedhur Ergys Lugën në stolin e Partizanit B, së bashku me Realf Zhivanajn. NJOFTIMI: Klubi njofton se dyshja drejtuese Ergys Luga & Realf Zhivanaj do të udhëheqin Partizani B deri në fund të sezonit. Stafi teknik do të vijojë punën me përkushtim dhe disiplinë, me fokus të plotë te arritja e objektivit sezonal.