Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
I dënuar për grabitje me armë, arrestohet pas tre vitesh arrati 36-vjeçari shqiptar në Itali
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Veronës, pasi ishte shpallur në kërkim pasi më herët ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg. Urdhri i ekzekutimit erdhi nga Prokuroria e Triestes dhe u ekzekutua nga anëtarët e Seksionit të Arrestimeve të Veronës. Mediat italiane raportojnë se 36-vjecvcari shqiptar një pjesë të dënimit e kishte kryer. Ai është akuzuar për krime të ndryshme si: vjedhje banesash dhe pranim mallrash të vjedhura të kryera midis viteve 2015 dhe 2019 në zonën e Veronës, si dhe posedim të armëve ose objekteve që shkaktojnë vepër penale, për të cilat u ngrit akuza në vitin 2022 në Trieste. Shqiptari, i njohur prej kohësh për forcat e rendit, thuhet se e filloi aktivitetin e tij kriminal më shumë...