Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq/ Akreologu: Skandal! TCH zbardh vendimin, Ministria: Është restaurim

Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq/ Akreologu: Skandal! TCH zbardh vendimin, Ministria: Është restaurim

Filmimet e turistëve të huaj në udhëtimet e tyre në sajtet aerologjike të Shqipërisë në parkun e qytetit antik në Finiq kanë ngjallur debat. Disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike dhe fillimisht u mendua se ishin jenë kërkues thesaresh që po shkatërronin sitin kulturor. Top Channel investigoi dhe zbuloi se pas gërmimeve të kryera ditët e fundit në Parkun Antik të Finiqit, nuk qëndrojnë thesarkërkues, siç denoncuan fillimisht turistët, por punonjës të shtetit, të cilët po gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda. Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar...