Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”   Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka reaguar pas informacioneve të qarkulluara në media dhe rrjete sociale për praninë e personave të panjohur që dyshohej se po kryenin gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Sipas institucionit, këto lajme nuk janë të vërteta dhe përbëjnë “keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi”.     Sipas ministrisë, aktualisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punime të miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit”. Punimet kryhen nga kompania kontraktuese “JOGI” sh.p.k., bazuar në Vendimin nr. 206 datë 09.04.2021,...