Amerikanët zgjedhin, shqiptarët firmosin

Amerikanët zgjedhin, shqiptarët firmosin

Nga Baton Haxhiu Prej vitesh e kam thënë në studio televizive se drejtësia te ne është amerikane, ndërsa nënshkrimi i dosjeve mbetet shqiptar. Pavarësia funksionon vetëm në teori, kurse në praktikë mjafton një vizitë diplomatike për të kuptuar se kush është “i preferuari”. Dhe sa herë amerikanët tregojnë preferencën, vota vendase kthehet në formalitet. Në Rumani, kur Laura Codruța Kövesi u bë kryeprokurore e DNA-së, të gjithë e kuptuan se amerikanët kishin zgjedhur njeriun e tyre. Nuk e fshehën fare, sa që hapur bënin takime publike, foto të dukshme, deklarata të koduara për “mbështetje të fortë” dhe një seri vizitash diplomatike që, në çdo vend normal, do të quheshin sinjale politike. Pastaj erdhi votimi, dhe Kövesi doli fituese pa asnjë dilemë. Rumania mori mesazhin se...