Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, kontroll në shtëpinë e prindërve të Dhimitër Meçit në Shqipëri
Policia shqiptare ka ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimitër Meçi, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas burimeve për Top Channel, gjatë kontrollit në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjeçare e tij, ndërsa dhoma e Dhimitër Meçit është gjetur e mbyllur me çelës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 2 kallashnikovë, 1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas, dhjetëra fishekë, disa prej të cilëve brenda qeseve me oriz, dhe 5 krehra kallashnikovi. Sipas burimeve, këto armë dyshohet se do të kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi. Foto të armëve të sekuestruara gjatë operacionit, ku duken edhe mbishkrime në shqip si “PUSHK DHELPRA RUSE” apo “TT RUSE”, po qarkullojnë në media. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për armë të...