Amnistia fiskale/ ‘Rrezikojmë krizë ekonomike’, Muçollari: Derë e hapur për pastrimin e parave dhe legalizimin e evazionit fiskal

Amnistia fiskale/ ‘Rrezikojmë krizë ekonomike’, Muçollari: Derë e hapur për pastrimin e parave dhe legalizimin e evazionit fiskal

Nisma e qeverisë për të ashtuquajturën “paqe fiskale”, e cila parashikon faljen e rreth 1 miliard eurove në detyrime të papaguara, po përballet me kritika të ashpra nga ekspertët dhe opozita. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ligjvënësi demokrat Grigels Muçollari shprehet se mungesa e theksuar e transparencës, rrezikon ta kthejë këtë proces në një mekanizëm për pastrimin e parave dhe favorizimin e bizneseve klienteliste, duke i shkaktuar një dëm afatgjatë ekonomisë së vendit, e cila tashmë jep shenja alarmante. Duke folur mbi këtë çështje, Muçollari e cilësoi nismën thjesht si një “amnisti fiskale me emër të ndryshuar”, ku mekanizmi mbetet i njëjti: falja e taksave dhe gjobave të vendosura nga institucionet shtetërore. Problemi kryesor, sipas tij, qëndron te mungesa totale e...