Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balliu ‘sulmon’ Ballukun: Si Beqaj e Veliaj do përfundojë edhe ajo zonja që s’e shoh më në Kuvend
Deputeti i PD-së Klevis Balliu, teksa mori fjalën në Kuvend, theksoi se qeveria, pavarësisht paralajmërieve nga BE dhe Banka Botërore, ka vazhduar me PPP-të. Duke përmendur disa shembuj koncesionesh, ai tha se PPP-të janë “skema më kriminale që ka ndërtuar qeveria”. “Siç e dëgjuan kolegët e PS. thanë që ne po bëjmë gjëra që PD si ka bërë kurrë. Është e vërtetë. Ne këto PPP e juaja s’do t’i bënim kurrë. Se kemi guximin që keni ju që të vidhni shqiptarët në këtë farë feje. Sa herë të vijë PD në pushtet, s’do të bëjë këtë PPP e juaja. Që merrnit një murator në Itali dhe i jepnit koncesionin e sterilizimit. Që merrnit një murator në Greqi dhe i jepnit atë të laboratorëve. Doni të...