Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ligji i ri i koncesioneve nuk lufton korrupsionin’, Tabaku: PPP-të, mekanizëm i pastrimit të parave dhe…
Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh me tone të forta kundër nismës së qeverisë për ndryshimet në ligjin e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP), duke theksuar se problemet e mëdha që ka sot Shqipëria në këtë sektor nuk lidhen me mungesë rregullash, por me mënyrën korruptive se si qeveria socialiste i ka zbatuar ato ndër vite. Tabaku kujtoi se 12 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 6 janë nën hetim, përfaqësojnë një nga skandalet më të rënda financiare të vendit, pasi qeveria ka lidhur kontrata që arrijnë “pothuajse gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre dyshohet për shkelje të rënda dhe korrupsion. “Kjo nuk është thjesht dështim i një ligji apo...