‘Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve ndodhet në burg’, Blushi: Regjimi i qeverisë ‘Rama’, më keq se në Rusi

‘Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve ndodhet në burg’, Blushi: Regjimi i qeverisë ‘Rama’, më keq se në Rusi

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi nga foltorja e Parlamentin burgosjen e padrejtë të presidentit të forcës politike, Ilir Meta dhe mbajtjen e tij në izolim të rreptë, duke i mohuar edhe të drejtat minimale, të evidentuara në raportin e fundit të Avokatit të Popullit. Ndërsa e krahasoi regjimin e qeverisë “Rama” me standarde më të përkeqësuara se ato në Rusi dhe Vietnam, ligjvënësi nënvizoi se qëllimi pse Meta ndodhej pas hekurave ishin denoncimet që ai i kishte bërë koncesioneve dhe PPP-ve që po diskutoheshin sot në Kuvend. “Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, sot ndodhet pas hekurave, i burgosur padrejtësisht dhe bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta. Unë iu drejtova edhe Ministrit të Drejtësisë që të zbatonte rekomandimet e Avokatit...