Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

GJKKO ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik narkotikësh. Në njoftimin zyrtar të SPAK janë njoftuar masat NJOFTIMI I PLOTE: Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit...