“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

Teksa mori fjalën në Kuvend, Agron Gjekmarkaj kritikoi buxhetin e vitit 2026, duke thënë se në vend që të ishte për nevojat e qytetarëve, por në fakt iu shërben interesave të caktuara.  Deputeti i PD-së tha se ky buxhet që pritet të miratohet nuk tregon zhvillim, por e thekson më shumë plagën sociale.  “Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar.“, u shpreh deputeti.  Më tej, ai shtoi se do të vototjë kundër çdo buxheti që e sheh shtetin si pronë private.  “Është buxhet i një filozofie që nuk njeh...