Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përdornin fitimet kriminale për fajde/ Policia ndalon 3 persona, 1 vijon të kërkohet
Katër anëtarë të një fisi, respektivisht dy vëllezër dhe dy djemtë e tyre, janë marrë nën akuzë për dhënie të parave me fajde, të ardhura që dyshohet se kanë burime të paligjshme dhe kriminale, nëpërmjet pikave Exchange në Tiranë dhe Gjirokastër. Policia vendore e Gjirokastrës bëri sot me dije se finalizoi pas hetimeve me metoda proaktive operacionin e koduar “Trace the flow”. Në pranga ranë 3 prej të dyshuarve dhe një i katërt u shpall në kërkim. “Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1. 4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre”, tha policia. Pas kontrolleve të kryera u bënë edhe një...