Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Erdhi dimri i “vërtetë”/ Temperatura të ‘papritura’, ja parashikimi i motit për nesër
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -3 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë.