“Lërini të qeta nënat që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura!”

“Lërini të qeta nënat që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura!”

Nga: Roberta Petrignani “Lërini të qeta. Lërini të qeta ato nëna që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura! Dialogu i tyre është i heshtur. Nëse ndonjëra flet me zë të lartë, mos mendoni se është e çmendur. Mos e shihni me mëshirë. Ajo flet me atë që ju nuk e shihni dot. Nënat që i ndiejnë fëmijët e tyre, nuk kanë nevojë t’i shohin ata për t’u folur. Nënat e fëmijëve që nuk jetojnë më, zhyten në kujtimet e tyre. Jetojnë gjithë kohës me ëndrra. Ato presin natën për t’i takuar fëmijët në ëndrra dhe ditën për t’ua treguar të tjerëve çfarë kanë biseduar. Lërini të qeta nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë. Ato e dinë...