Përse plagët e shpirtit janë më të rënda se ato trupore?

Përse plagët e shpirtit janë më të rënda se ato trupore?

Për PLAGËT e MISHIT dhe PLAGËT e SHPIRTIT Nga Silvana Kola Loka Përse e kemi të vështirë ta shërojmë veten nga humbja e njerëzve apo marrëdhënieve të caktuara?Përse ngecim në dhimbjen e humbjes dhe nuk e lejojmë kohën të bëjë atë që ajo është e destinuar të bëjë: të na shërojë?E vetmja gjë që koha na mundëson në këto raste, kur dhimbja është shumë e madhe, është t’i lejojmë plagës të vërë një kore të hollë; një kore që e mban plagën e pashëruar nën vete; një plagë të cilën ne e riaktivizojmë sa herë që rekemi ta harrojmë… Trupi ynë është krijuar me aftësinë për t’u ripërtërirë pas çdo dëmtimi fizik. Kur vritemi, ne përgjakemi dhe ndjejmë dhimbje. Pas kësaj, trupi ynë prodhon gjithë...