Firmat për Shabanin/ Berisha: U hodhën kur mbështeti Florjan Binajn, por doli i lidhur me Edi Ramën

Firmat për Shabanin/ Berisha: U hodhën kur mbështeti Florjan Binajn, por doli i lidhur me Edi Ramën

Kryedemokrati, Sali Berisha ka pranuar se deputetët e opozitës kanë firmosur për Endri Shabanin, si kandidat për postin e Avokatit të Popullit. Ndryshe nga një ditë më parë ku u shpreh se ka ndodhur një gabim, sot Berisha i pranoi firmat por u shpreh se sipas tij deputetët kanë firmosuar për Shabanin kur ky i fundit mbështeti Florjan Binaj (si kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës), por pretendoi se nuk e dinin që ishte i lidhur me Ramën. “Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike. Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan...