Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci
Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend. Ai tha se një vend i sigurt për shqiptarët, është një vend i sigurt për turistët polakë, që në vend janë në një numër të konsiderueshëm. “Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave. Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar...