Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

Elvin Gokaj, kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, me prani të ndërkombëtarëve. Prokurori i posaçëm e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar. “Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera teksa prezantoi platformën e tij. Pjesë nga pyetjet që i janë drejtuar nga anëtarët e KLP: Cilat do të ishin praktikat më të...