Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës/ Avokati i Popullit do të zgjidhet sot
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen nga Rendi i Ditës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim kërkesa është hedhur poshtë dhe emri i Avokatit të Popullit zgjidhet sot. Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit. 6 janë kandidatët të cilët sot do të hidhen në votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.